Superkupa e Italisë Milan-Inter, caktohet gjyqtari kryesor i derbit

schedule12:54 - 16 Janar, 2023

schedule 12:54 - 16 Janar, 2023

Arbitri i Superkupës së Italisë do të jetë Fabio Maresca. Milani dhe Interi do të garojnë të mërkurën më 18 janar në orën 20:00, në Riyad të Arabisë Saudite.

Arbitri napolitan do të ndihmohet nga Alassio dhe Baçini, me Daniele Chiffi si gjyqtar i katërt. Në VAR do të jetë Aleandro Di Paolo, Rosario Abisso dhe Alessandro Lo Cicero. Për gjyqtarin 41-vjeçar, ky do të jetë gjykimi i tij i parë i një finaleje të Superkupës së Italisë në karrierën e tij, ndërsa derbi i fundit që ka drejtuar ka qenë ai në shkurt të vitit 2020, ku zikaltërit fituan me rezultatin 4-2.

Gjatë karrierës së tij, Fabio Maresca ka arbitruar 12 ndeshje të Milanit, të gjitha në Serie A, me gjashtë fitore të kuqezinjve, katër barazime dhe humbje.

Sa i përket Interit, ka drejtuar 11 ndeshje, ku zikaltërit kanë shënuar 7 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!