Superkupa e Italisë: Inter-Juventus mund të luhet në Milano

schedule10:06 - 26 Tetor, 2021

schedule 10:06 - 26 Tetor, 2021

Superkupa e Italisë, Inter-Juventus do të luhet më 5 janar 2022.

Kjo ndeshje është përfolur të zhvillohej në disa vende të ndryshme si në Arabinë Saudite, por sipas asaj që raporton “La Gazzeta dello Sport” është menduar të zhvillohet në Milano.

Liga e Seria A ka propozuar që kjo ndeshje të zhvillohet në Itali, në të cilën mungon vetëm surtarizimi që pritet të bëhet në orët e ardhshme.

Superkupa e Italisë sposton dy ndeshjet e Seria A, sfida që ishin parashikuar të luheshin më 6 janar, Juventus-Napoli dhe Bologna-Inter. /f.a/abcnews.al