Pas fitores në derbin ndaj Tottenham Hotspur (2-0) në raundin e fundit, Topçinjtë rritën epërsinë e tyre ndaj Manchester City të vendit të dytë në tetë pikë.
Më parë, superkompjuteri Opta Analyst e konsideronte skuadrën e Josep Guardiolës pretendentin kryesor për titull, por kohët e fundit Arsenali është bërë favorit me 51%. Shanset e “qytetarëve” vlerësohen në 45%, dhe ekipet e tjera: Manchester United 2.7%, Newcastle 0.4%.
Më 22 janar, skuadra e Mikel Artetës do të luajë në shtëpi ndaj Manchester United, i cili ka fituar pesë ndeshjet e fundit në Premier League. /G.D abcnews.al/