Nuk është çdo ditë që shihni një superjaht gjigant duke u endur nëpër kanalet e ngushta të Holandës.
Fotografi Tom van Oossanen ka qenë ai që ka kapur skenat mahnitëse të anijes 94 metra të gjatë e ndërtuar nga kantieri holandez Feadship.
Anija është një nga më të mëdhatë që kanë kaluar në kanal, duke kaluar lartësinë e shtëpive dhe kishave, ndërsa njerëzit e kanë parë me habi.
Sipas Oossanen, rreth 4-6 superjahte kalojnë përgjatë kësaj rruge çdo vit përpara se të shkojnë për prova detare, të cilat zakonisht zhvillohen në Amsterdam./e.b-abcnews.al