Është mbyllur sot java e dhjetë e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza. Takimi Vllaznia-Partizani ishte i fundit për këtë javë.
Kjo sfidë u fitua nga kampionet në fuqi me rezultatin 3-0 ndaj Partizanit.
Të shtunën u luajtën katër ndeshjet e tjera të kësaj jave. Nuk pati surpriza në ndeshjen Lushnja-Tirana. Vajzat bardheblu triumfuan me shifrat e thella 13-0 duke dominuar të gjithë takimin.
Edhe Apolonia nuk e vendosi në dyshim fitoren me Gramshin. Fieraket zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe triumfuan 7-0.
Një fitore tepër të rëndësishme mori edhe Kinostudio, që fitoi ndaj Teutës me rezultatin 8-1.
Po të shtunën, në takimin që startoi në orën 14:00 Laçi mundi Skënderbeun 7-0. /FSHF
Java e 10-të e kampionatit Abissnet Superiore për vajza:
Lushnja-Tirana 0-13
Apolonia-Gramshi 7-0
Teuta-Kinostudio 1-8
Laçi-Skënderbeu 7-0
Vllaznia-Partizani 3-0