Superiorja në fushë edhe sot, katër miqësore në program

schedule10:18 - 16 Shtator, 2020

schedule 10:18 - 16 Shtator, 2020

Tirana e Vllaznia zhvilluan ditën e djeshme një miqësore, ndërkohë që sot janë të konfirmuara edhe katër të tjera. Klube të Superiores që përballen me të Kategorisë së Parë, duke nisur prej orës 16:00.

Bylisi do të ndeshet me Burrelin dhe kjo është miqësorja e parë për sot, pasi tre të tjerat zhvillohen prej orës 17:00. Pogradeci do të përballet me Pogradecin për të dytën herë, ndërkohë që në Durrës luan Skënderbeu.

Korçarët presin në rezidencën e presidentit Ardian Takaj Dinamon e së Parës, që ka bërë disa përforcime gjatë merkatos së verës. Një tjetër miqësore zhvillohet në Fushë-Krujë, aty ku Kastrioti pret Turbinën. /abcnews.al

Ora 16:00 | Bylisi-Burreli
Ora 17:00 | Pogradeci-Partizani
Ora 17:00 | Skënderbeu-Dinamo
Ora 17:00 | Kastrioti-Turbina