Superiore U21: Bylisin kryesues nuk e ndal dot as Kukësi, Laçi e Vllaznia e ndjekin

schedule15:08 - 23 Mars, 2021

schedule 15:08 - 23 Mars, 2021

Bylisi i është kundërpërgjigjur Laçi dhe Vllaznisë, duke ruajtur epërsinë prej 4 pikësh. Ballshiotët triumfuan kundër Kukësit me rezultatin 2-0, me gola të dy lojtarëve të huaj, brazilianit Morgon dhe nigerianit Anthony.

Më parë Laçi i vendit të dytë kishte mundur me rezultatin 4-1 Turbinën. Bytyçi shënoi dy prej golave të bardhezinjve, ndërsa të tjerët i realizuan Hasaj dhe Bruka, kurse nga miqtë Nurja. Vllaznia tregoi forcën me Kastriotin.

Mehdi Çoba ishte “heroi” i shkodranëve, duke shënuar tre gola në portën e Kastriotit. Në barazim u mbyll sot dueli mes Shënkollit dhe Tiranës, me miqtë që shënuan të parët me Beshirin dhe vendasit që barazuan me Hilën.

Sot u zhvillua edhe ndeshja Apolonia-Teuta, që përfundoi me rezultatin e ngushtë 2-1. Durrsakët shënuan shpejt me Kapllanin dhe Shtamën, kurse për fierakët e hapi ndeshjen kroati Mario Vasilj në fund të pjesës së parë. Gjithsesi Teuta e ruajti epërsinë dhe mori tre pikët. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE U21 – JAVA17

Laçi-Turbina 4-1
Shënues:
Bytyçi 24’, (pen) 89’ Hasaj 50’, Bruka 63’ / Nurja 75’
Bylis-Kukësi 2-0
Shënues:
Morgon 33’, Anthony (pen.) 73’
Kastrioti-Vllaznia 1-3
Shënues:
Shema (aut.) 64’ / Çoba 33’,  77’, 78’
Shënkolli-Tirana 1-1
Shënues:
Hila 62’ / Beshiri 20’
Teuta-Apolonia 2-1
Shënues:
Kapllani 13’, Shtama 30’ / Vasilj 43’

 

Klasifikimi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!