Një operacion spektakolar i ushtrisë ukrainase po bën xhiron e botës! Operatori ukrainas i njohur me nofkën Roman “Hulk” ka arritur të shkatërrojë dy dronë rusë Shahed nga një distancë mahnitëse prej 500 kilometrash, duke përdorur dronin interseptor Sting.
Ky dron i avancuar, me trup aerodinamik, mund të arrijë shpejtësi deri në 340 km/h dhe fluturon në një lartësi prej 3,000 metrash, duke ofruar kontroll video me definicion të lartë dhe kohë të ulët vonese, çka i siguron një përparësi të jashtëzakonshme mbi armikun.
Sipas njësisë ukrainase Bulava, kjo është hera e parë në botë që një operator arrin të godasë jo një, por dy dronë të tillë në të njëjtën kohë nga një distancë kaq e madhe. Një sukses që demonstron fuqinë në rritje të sistemeve të luftës pa pilot të Ukrainës dhe avancimin e mbrojtjes ajrore.
Vetëm gjatë muajit mars, forcat ukrainase kanë shkatërruar më shumë se 2,300 objektiva ajrore, një rritje prej 55% krahasuar me shkurtin, falë përdorimit të dronëve interseptorë të lirë dhe sistemeve të drejtimit me ndihmën e IA-së, sipas United24.
🤯 WOW: Ukraine’s BULAVA unit used a STING interceptor to shoot down two Shahed drones from 500 km away.
Defense Ministry advisor Serhii Sternenko called it a world-first, crediting Roman “Hulk” and HORNET VISION Ctrl tech. pic.twitter.com/PHDFRM97kd
— UNITED24 Media (@United24media) April 4, 2026


