Andy Ruiz Jr. dhe Anthony Joshua II do të rindeshen mes tyre të shtunën e 7 dhjetorit, në Arabinë Saudite. Dy boksierët do të luftojnë për brezin e unifikuar të WBA, IBF, WBO dhe IBO, tituj botërorë të peshave të rënda në boks.
Në qershor Ruiz fitoi pas shtatë raundesh dhe Joshua menjëherë u shpreh se do të aktivizonte klauzolën për “Re-match” dhe kështu ata do të përballen sërish në ring të shtunën. Joshua është shprehur i bindur se do të hakmerret dhe më pas mes tyre do të ketë edhe një ndeshje të tretë, se cili është boksieri më i mirë.
Luan Krasniqi, boksieri i njohur shqiptar, ka dhënë një mendim në lidhje me këtë përballje, që pritet të ndiqet nga ngë numër i madhe shikuesish në TV. “Opinionet në lidhje me fituesin e këtij dueli janë të ndryshme.
Personalisht mendoj se Anthony Joshua do të dalë nga ringu si fitues. Gjithsesi është e nevojshme që të jetë i zgjuar dhe të ruajë kontrollin në ring gjatë duelit”, shkruan Krasniqi në faqen e tij në “Facebook”. /abcnews.al



