A e dini se ka disa lëndë ushqyese në ushqim që mund të jenë të dobishme në disponimin tuaj seksual ?
Pothuajse të gjitha vitaminat B luajnë një rol të rëndësishëm në funksionin e gonadave dhe hormoneve të tyre të sekretuara. Vitaminat A, C dhe E punojnë së bashku me testosteronin për të zhvilluar karakteristikat mashkullore dhe prodhimin e spermës.
Shihni se cilat ushqime, sipas ekspertëve, rrisin disponimin për marrëdhënie seksuale:
Vitaminat e kompleksit B: Humbja e dëshirës seksuale mund të shoqërohet me një mungesë të vitaminave B, e cila në përgjithësi ndikon në nivelet e energjisë. Përveç suplementeve që mund t’ju ndihmojnë, rrisni marrjen e ushqimeve të pasura me këto vitamina, si mishi i shpendëve, viçi, vezët dhe perimet me gjethe jeshile.
Antioksidantë: Suplementet më të mira janë ato që mbështesin prodhimin natyral të energjisë dhe hormoneve nga trupi. Ekspertët rekomandojnë vitaminat A dhe E, antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e energjisë, stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe rritjen e qelizave. Shumë ushqime të shëndetshme, si frutat, perimet, arrat dhe farat, do të ndihmojnë në rritjen e dëshirës seksuale.
Zinku: Dihet që mungesa e zinkut ndikon në libido. Nuk është rastësi që konsumimi i guackave të detit rrit disponimin për seks për shkak të përmbajtjes së lartë të zinkut.
Seleni: Gjendet tek arra, viçi, ton dhe fara. Megjithatë mos e teproni, pasi në sasi të larta (mbi 400 mcg) mund të shkaktojë efekte anësore, të cilat përfshijnë probleme me zemrën, veshkat dhe mëlçinë, si dhe rrezikun e kancerit të prostatës.
L-arginine: Studimet kanë treguar se suplementet L-arginine mund të ndihmojnë në stimulimin e dëshirës seksuale te femrat, sepse ato rrisin rrjedhjen e gjakut në zonën vaginale.
Acidet yndyrore omega-3: Yndyrnat e mira që gjenden në ushqime si salmoni, arrat dhe avokadot, ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe reduktojnë simptomat e depresionit, gjendje që lidhen drejtpërdrejt me shëndetin seksual./abcnews.al