Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka publikuar në faqen e tij në Facebook rezultatet e një studimi të kryer në Izrael lidhur me efektivitetin e vaksinës PfizerBionTech.
Ai thotë se vaksina ka efektivitet 51% kundër infeksionit 13-24 ditë pas dozës së parë të vaksinës. Për të rritur më tej mbrojtjen, “doza e dytë është e detyrueshme” shkruan ai, që e cilëson si super lajm.
“Super lajm i mirë miqtë e mi! Super rezultate nga fushata e vaksinimit anti-COVID-19 në Izrael!
Të dhënat e terrenit të sapo janë publikuar pasi janë punuar nga Universiteti i Tel Avivit, Izrael.
Në total u studiuan:
503.875 individë (moshë mesatare 59.7 vjeç);
351.897 u ndoqën 13-24 ditë pas vaksinimit (një dozë).
Incidenca kumulative e SARS-CoV-2 ishte:
0.57% (2.484 individë) gjatë ditëve 1-12, dhe
0.27% (614 individë) gjatë ditëve 13-24 pas vaksinimit.
Reduktimi relativ i riskut në total ishte 51.4%.
Ulja e qartë e incidencës bëhej evidente pas ditës së 18-të nga doza e parë.
Reduktimi relativ i riskut më në detaj ishte:
44.5% te moshat mbi 60 vjeç,
50.2% te individët më të rinj,
50.0% te femrat, dhe
52.1% te meshkujt.
Autorët dalin në përfundimin se:
Vaksina BNT162b2 (PfizerBionTech) ka efektivitet 51% kundër infeksionit nga SARS-CoV-2 13-24 ditë pas dozës së parë të vaksinës. (Nivel shumë i afërt me deklarimin e vetë Pfizer, pra 52.0%)
Për të rritur më tej mbrojtjen, doza e dytë është e detyrueshme.
Super lajm!
Vaksina funksionon në popullatë!
Nuk duhet humbur kohë!” shkruan ai.
Në Shqipëri vaksinimi nisi në 11 janar, ndërsa pas dozës së parë mjeku Pëllumb Pipero u infektua me koronavirus./ db/Abcnews.al