Ide të keqe e cilëson Ole Gunnar Solskjaer krijimin e European Super League. Trajneri i Manchester United, një prej 12 klubeve themeluese por që e braktisi shpejt turneun mes klubeve më të fuqishme evropiane, ka dhënë mendimin e tij në prononcimin e dhënë përpara takimit të ditës së diel ndaj Leeds United.
“Jam i lumtur që tifozët shprehën mendimin e tyre dhe ne i dëgjuam ata. U ribashkua piramida e futbollit. Edhe unë jam tifoz, e sigurt që do të më shihni një ditë duke mbështetur United nga shkallët e stadiumit. Nuk më pëlqeu aspak koncepti i një kompeticioni elitar.
Ne duam të luajmë ndeshje evropiane, por nuk preferojmë të kualifikohemi vetëm prej emrit që kemi, duam ta fitojmë atë të drejtë. Kemi nevojë për frikën e dështimit, në Super League mungonte kjo ndjesi. Ishte një ide e keqe“, deklaroi trajneri norvegjez i United. /abcnews.al