“Super League”, Presidenti i La Liga: Ide klandestine, do të falimentojnë klubet

schedule13:38 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 13:38 - 21 Dhjetor, 2020

Po flitet shumë për krijimin e një Super League, ku do të merrnin pjesë skuadrat më të forta të Europës. Ende ka shumë pikëpyejte për të, por presidenti i La Ligës, Javier Tebas, kundërshton krijimin e saj. Në një intervistër për “Goal”, ai deklaron se ajo është diçka klandestine si dhe është një projekt i përsosur për të falimentuar klubet.

“Krijimi i Superligës është diçka klandestine. Kam parë vetëm një president, Bartomeum, të flasë për këtë 10 sekonda. Nëse do të kishte vërtet 10-12 klube që do të dëshironin një Superligë, ata do ta deklaronin dhe do të ishte publike. Nuk ka asgjë zyrtare. Kush thotë se kjo është e realizueshme, nuk e njeh mirë biznesin e futbollit”, deklaron spanjolli.

 

“Flitet për të hyrë në më shumë se një milliard apo pesëqind million në sezon, por ato 20 klubë tashmë janë në kampionate të tjerë dhe gjenerojnë para atje. Pyejta është a do të rrezikojnë ata paratë e tyre për të luajtur në një kampionat të ri?

Nuk ka asnjë institucion financiar që dëshiron të financojë këtë ide, pasi do të financonin një luftë. Është e pamundur të krijosh një ide të re pa miratimin e FIFA-s apo UEFA-s. Super League është një projekt i përsosur për të falimentuar apo për t’u përballur me autoritet e futbollit”, përfundon Tebas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!