Volkswagen Sachsen GmbH ka njoftuar zyrtarisht se modeli i tretë ID, ID.5, ka filluar procesin e prodhimit në fabrikën Zwickau në Gjermani.
Ky model, i cili ende nuk është zbuluar, do t’i bashkëngjitet gamës së modeleve ID në gjysmën e dytë të këtij viti.
Ndërkohë ende nuk dihet se cili do të jetë çmimi i ID.5 apo specifikat e tij, por thuhet se do të jetë njëri nga modelet më interesante në gamën e veturave elektrike të Volkswagenit.
Gjithashtu, thuhet se në fabrikën Zwickau do të prodhohen 6 modele me platformën e re MEB./abcnews.al