Super kompjuteri do të rindërtojë veprat e rrënuara nga tragjedia e Pompeit

schedule11:38 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 11:38 - 7 Dhjetor, 2021

Imagjinoni sikur keni një puzzle me 10,000 copë që duhet ta zgjidhni, por nuk keni asnjë udhëzim. Në thelb ju nuk keni as kutinë, sepse ajo u shkatërrua 2000 vite më parë. Këto pjesë të puzzle-it janë pjesë e tempujve të Pompeit të lashtë, të cilët u rrafshuan nga shpërthimi i Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit. Disa pjesë mungojnë dhe të tjera janë thyer.

Por si mund ta plotësojmë këtë puzzle?

Shkencëtarët në Institutin Italian të Teknologjisë (IT) kanë gjetur një mënyrë ideale: Përdorimin e robotëve. Projekti me nofkën RePAIR, kombinon robotikën, inteligjencën artificiale dhe arkeologjinë në një përpjekje për të riprodhuar imazhin arkitekturor të Pompeit.

Kështu, në muajt e ardhshëm, studiuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre në një numër universitetesh në vende të tjera do të krijojnë, programojnë, testojnë dhe instalojnë një robot për të ribashkuar pjesët e muraleve të dëmtuara në dy ndërtesa, shkruan abcnews.al

Sigurisht që riparimi është eksperimental dhe mund të dështojë, tha Ariana Tavilia, drejtoreshë e Qendrës së Venecias për Trashëgiminë Kulturore dhe Teknologjinë. Projekti është financuar nga Komisioni Europian me 3.5 milionë euro.

Nëse projekti rezulton i suksesshëm, atëherë teknologjia mund të përdoret për të ribashkuar një gamë të gjerë veprash arti, rindërtimi i të cilave u konsiderua “përtej aftësive njerëzore”, sipas koordinatorit të  projektit Marcello Pelilo, një profesor i Informatikës dhe Inteligjencës Artificiale në Universitetin e Venecias.

“Le të shpresojmë se do të kemi sukses, sepse diçka e tillë nuk është bërë kurrë më parë, është vërtet një çmenduri në nivelin më të lartë,” përfundoi ai.

/abcnews.al