Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Super kampionët e Europës/ Paris SG fiton Superkupën, Tottenham dorëzohet te penalltitë

schedule11:59 - 14 Gusht, 2025

schedule 11:59 - 14 Gusht, 2025

Paris SG është Superkampion i Europës. Pas Champions, parizienët fitojnë për herë të parë në historinë e tyre edhe Superkupën në kontinentin e vjetër, duke mundur Tottenham në një finale dramatike, të vendosur vetëm pas goditjes së penalltive.

E nëse parizienët festojnë një tjetër triumf, me shumë pengje largohen nga kjo sfidë londinezët, që panë t;iu ikte nga duart një sukses thuajse I sigurtë.

Në fakt, kundër parashikimeve “Spurs” dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes, ndërsa e panë veten në epërsië të dyfishtë.

Miki Van Der Ven shbllokoi finalen në stadiumin e Udine në minutën e 39-të.

Goli I mbrojtësit vendosi edhe pjesën e parë me avantazhin e Tottenham.

Pas pushimit, skuadra londineze dyfishoi shumë shpejt shifrat, me mbrojtësin tjetër Romero në minutën e 48-të.

Pavarësisht përpjekjeve, rezultati qëndroi i pandryshuar deri në minutën e 85-të.

Atëherë kur dukej gjithçka e mbyllur, do të vinte përmbysja e madhe.

Pesë minuta nga fundi I kohës së rregullt, Li Kang rihapi sfidën për Paris SG.

Më pas në minutën e tretë shtesë, Goncalo Ramos shënoi edhe golin e dytë për kampionët francezë, duke bërë që fati i finales të vendosej nga pika e 11 metrave.

Të besuarit e Luis Enrique u treguan më të saktë në goditjet e penalltive, duke e mbyllur këtë garë 5-3.

Një triumf i vërtetetë për parizienët, që pas Champions fitojnë për herë të parë edhe Superkupën e Europës, duke nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!