Krijimi i super jahteve që dallohet nga pjesa tjetër nuk është e lehtë, pasi projektuesit po zhvillojnë gjithnjë e më shumë modele inovative. Lazzarini Design Studio ka prezantuar konceptin e saj të fundit, të quajtur Saturnia.
Mjeti lundrues 100 metra i gjatë është projektuar të jetë tërësisht nga fibra karboni, duke e bërë atë 50 përqind më të lehtë se jahtet e tjera me madhësi të ngjashme të bëra prej alumini, hekuri apo çeliku. Do të ketë gjithashtu portin e vet, duke lejuar varkat e vogla të ankorohen brenda.
Jahti do të mundësohet nga dy motorë me naftë dhe një sistem qendror elektronik që mundëson uljen e emetimeve. Do të ketë vend për 20 mysafirë së bashku me 20 anëtarë të ekuipazhit. Megjithëse është në fazat e para të projektimit, koncepti ka gjeneruar interes të madh.
/abcnews.al