Anglia fitoi 0-4 në Prishtinë përballë Kosovës dhe Harry Kane ishte autori i një prej golave. Kapiteni shënoi golin e dytë të ndeshjes dhe ka vendosur një rekord fantastik.
Sulmuesi i Tottenham numëron 12 gola të shënuar (edhe 5 asiste) në eliminatoret e Euro 2020 dhe askush nuk ka shënuar më shumë se ai. Jo vetëm kaq, pasi Kane ia ka dalë të gjejë golin në të tetë ndeshjet e zhvilluara!
Forma dhe statistikat e 26-vjeçarit janë të frikshme. Diçka e tillë gëzon trajnerin Southgate dhe tifozët e “Tre Luanëve”, të cilët shpresojnë që sulmuesi dhe kapiteni i kombëtares të mos ndalet. /abcnews.al