Super Gorica, Albi Doka triumfon ndaj “bandës” së shqiptarëve të Zagrebit

schedule21:11 - 13 Shtator, 2020

schedule 21:11 - 13 Shtator, 2020

Gorica është surpriza më e madhe e këtij fillim sezoni në Kroaci. Ekipi ku zgjodhi të vijonte karrierën Albi Doka, ish-mbrojtësi i Tiranës, ka siguruar fitoren e katërt në po kaq ndeshje.

Gorica mposhti 1-2 jashtë fushe Lokomotivën e Zagrebit, një kundërshtar realisht të fortë. Doka e nisi sfidën si titullar dhe e zhvilloi të plotë takimin, teksa pati përballë “bandën” e shqiptarëve të Lokomotivës.

Indrit Tuci, Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj e nisën si titullarë. Dy të parët luajtën gjatë 90 minutave, ndërsa mesfushori nga Malësia e Madhe i la vendin Sherif Kallakut në minutën e 77-të.

Kristijan Lovric shënoi nga një gol për pjesë, duke i dhuruar tre pikë të arta dhe vendin e parë (bashkë me Dinamo Zagreb) Goricës. Lokomotiva shkurtoi diferencën në minutën e parafundit me anë të Karacic, por vetëm kaq. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!