Interi u përball ditën e sotme me Udinesen, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të në Seria A.
Një takim që shkoi në favor të Interit, i cili mori 3 pikët e radhës në kampionat.
Super Joaquin Correa i cili arriti të shënojë një dygolësh brenda 9 minutave, për t’i dhënë kështu fitoren skuadrës së tij.
Golat u shënuan në minutën 59 dhe 68’. Me fitoren kundër Udineses Interi arrin në kuotën e 24 pikëve duke iu afruar akoma me shumë dy skuadrave kryesuese, Napoli dhe Milan./f.a/abcnews.al