Një gol i Caprarit në minutat shtesë i dha tre pikë të arta Sampdorias në transfertën kundër Spal. Ekipi dorian po lufton për mbijetesën për momentin, ndërsa ndeshja e radhës është përballë Atalantës.
Ekipi i Gasperinit është ndër kundërshtarët më të frikshëm, sidomos ofensiva e tyre. Claudio Ranieri e ka të qartë forcën e ekipit bergamask dhe zgjedh një formë ndryshe për të karikuar djemtë e tij përpara ndeshjes shtëpiake të së dielës.
“Do të luajmë përballë një ekipi që po bën gjëra të mrekullueshme. Atalanta arrin të shënojë lehtësisht dhe duhet të tregohemi të aftë për t’i frenuar. Jam sinqerisht kurioz të shoh reagimin e lojtarëve të mi. Janë një ekip që nuk lodhen kurrë, vrapojnë më shumë në pjesën e dytë sesa në të parën. Ilicic është një kampion i madh, ndëra Muriel e njohim shumë mirë“, përfundon trajneri i Sampdorias. /abcnews.al