Mbretëria e Bashkuar është e përgatitur për një “gamë skenarësh” në Rusi pas rebelimit të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin gjatë fundjavës, tha të hënën kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak.
Sunak vuri në dukje se Mbretëria e Bashkuar ka analizuar dhe monitoruar” situatën për disa kohë dhe është në kontakt të ngushtë me aleatët. Kryeministri tha gjithashtu se gjatë fundjavës foli me liderët e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Gjermanisë.
“Është shumë herët për të parashikuar me siguri se cilat mund të jenë pasojat e kësaj, por sigurisht, ne jemi të përgatitur, siç do të ishim gjithmonë, për një sërë skenarësh,” u tha ai gazetarëve gjatë një vizite në Nottingham.
/abcnews.al