“Sulmuesit donin që të ishim live”, rrëfimet e gazetarëve nga tmerri i pengmarrjes në televizionin ekudorian

schedule14:04 - 11 Janar, 2024

schedule 14:04 - 11 Janar, 2024

Banda kriminale që hyri në ambientet e një studioje televizive në Ekuador donte që veprimet e saj të transmetoheshin drejtpërdrejt.  Gazetarët e mbajtur peng nga personat e armatosur tregojnë për mediat se si agresorët arritën të marrin nën kontroll  kanalin televiziv.

Në orën 14:10 dëgjuam përleshje jashtë studios. Në kufje producenti na tha se duhet të kishim kujdes sepse disa njerëz po hynin në ambientet e brendshme të kanalit, dhe po na sulmojnë.

Menjëherë pas paralajmërimit personat e armatosur u përpoqën të thyejnë dyert e studios, të cilat janë pothuajse të blinduara, që të thoshin çfarë të donin. Ata donin që në të ishim drejtpërdrejt.”

Edhe pse fatmirësisht nuk kishte viktima, gazetarët thanë se jo të gjithë shpëtuan pa u dëmtuar”, tha Jose Luis Calderon, moderator.

“Kur më në fund hynë brenda na kërkuan që të dilnim në transmetim, ata na fyen. Megjithatë mund të them se ishim vendosur në një vend të sigurt. Por njëri nga kameramanët u qëllua, një tjetri iu thye krahu. Ata qëlluan me armë”, theksoi ai.

Policia ka arrestuar 13 persona të armatosur që “pushtuan” studion televizive.

Presidenti i Ekuador Daniel Noboa shpalli një “konflikt të armatosur të brendshëm” në vend, duke urdhëruar forcat e sigurisë të “neutralizojnë” grupet kriminale të akuzuara për përhapjen e dhunës ekstreme në kombin e Amerikës Latine.

Më shumë se 130 punonjës të burgjeve po mbahen peng nga të burgosurit në pesë burgje. Rrugët janë kryesisht bosh që nga e marta. Qindra ushtarë, përfshirë tanke, po patrullojnë rrugët  dhe kryeqytetin.

/acnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!