Edhe pse ka shpenzuar mbi 100 mln euro në këtë merkato skuadra e Bayern Mynih ka marrë goditjen e radhës. Pas Nojer ka qenë sulmuesi Levandosvki që ka kritikuar drejtuesit e klubit bavarez se në skuadër nuk ka shumë futbollistë profesionistë dhe është tepër e vështirë për të fituar tituj të mëdhenj. Levendovski thekson se nuk është një presion për t’u larguar pasi e sheh të ardhmen vetëm tek gjigandi i Bundesligas.
Nuk është në favorin tonë që kemi kaq pak futbolliste profesionet në skuadër. Na duhen më tepër lojtarë për të garuar në të gjitha kompeticionet ku marrim pjesë. Shpresoj që në pjesën e mbetur të merkatos drejtuesit të nënshkruajnë disa marrëveshje. Pa transferime të mëdha do të jetë tepër e vështirë për të fituar tituj të rëndësishëm. Në dy sezonet e fundit në skuadër nuk është bërë asnjë afrim i bujshëm./ABC News Albania 24/7