Sulmuesi i Milanit në telashe, Gjykata e detyron të paguajë 16.5 milion €

schedule10:58 - 19 Mars, 2020

schedule 10:58 - 19 Mars, 2020

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Portugali ka urdhëruar sulmuesin e Milanit, Rafael Leao, të paguajë te Sporting Lisbone shifrën e 16.5 milion eurove. Klubi i Lille në Francë nuk mori asnjë dënim, pasi çështja u zgjidh në Gjykatat Kombëtare në Portugali dhe FIFA ishte deklaruar se nuk ishte kompetente për të vendosur.

Çështja kishte nisur në nëntor të vitit 2018, kur klubi portugez kërkoi më shumë se 45 milion euro për prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme nga sulmuesi. TAD në Portugali vendosi që shuma ishte tjetër, 16.5 milionë euro, aq sa vlerësohej Leao para kalimit në Francë.

Mes palëve kishte edhe një çështje për prishje të imazhit dhe sulmuesi kërkoi 100 mijë euro dëmshpërblim. Vendimi i TAD do të apelohet në CAS nga futbollisti i Milanit, që në verë kaloi në Serie A për shumën e 35 milion eurove. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!