Sulmuesi i njohur anglez, Danny Welbeck, ka dhuruar plot 10 mijë sterlina ushqime, mjete higjenike dhe pajisje mbrojtëse për njerëzit në nevojë, mjekët dhe infermierëtn në Ganë.
E ëma e Welbeck ka lindur në Ganë dhe sulmuesi i Watford ka një vend të veçantë në zemrën e tij për shtetin afrikan, që gjithmonë e ka pranuar publikisht.
Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Arsenalit bëhet futbollisti i radhës që nuk kursehet për të ndihmuar sado pak në luftën kundër pandemisë Koronavirus, që tashmë ka prekur thuajse të gjithë botën./abcnews.al
Danny Welbeck has donated a £10,000 relief package to the residents of his mother’s hometown in Ghana. The package contains food, sanitary items and personal protective equipment for doctors and nurses. A classy gesture. pic.twitter.com/G75DwgUAli
— Patrick Timmons (@PatrickTimmons1) April 13, 2020