“Sulmues dhe kampion i klasit botëror”, Higuain zbarkon në SHBA

schedule18:17 - 11 Shtator, 2020

schedule 18:17 - 11 Shtator, 2020

Gonzalo Higuain do të vazhdojë karrierën në SHBA. Bomberi argjentinas kishte edhe një vit kontratë me Juventusin, por nuk bënte më pjesë në planet e kampionëve të Italisë. Ditën e djeshme erdhi akordi me drejtuesit e bardhezinjve për të ndërprerë bashkëpunimin.

Inter Miami është e ardhmja e tij, teksa TycSports raporton se “El Pipita” do të firmosë një kontratë deri në dhjetorin e vitit 2022 me klubin e MLS, që ka si president të famshmin David Beckham.

32-vjeçari ka zbarkuar në SHBA, aty ku e ka pritur Jorge Mas, një nga 5 pronarët e klubit amerikan. “Një mirëseardhje e ngrohtë për Gonzalo Higuain, një sulmues dhe kampion i klasit botëror“, shkruan Mas në Twitter, aty ku ka postuar një foto me sulmuesin e njohur latin në aeroport. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!