Sulmoi në rrugë kryeministren daneze, autori del para gjykatës

schedule11:59 - 8 Qershor, 2024

schedule 11:59 - 8 Qershor, 2024

Burri që sulmoi në rrugë kryeministren daneze, Mette Frederiksen, në qendër të Kopenhagës do të paraqitet sot në një seancë paraburgimi, thanë autoritetet.

Burri pritet të mbërrijë në orën 11:00 me orën lokale në Gjykatën e Qarkut të Kopenhagës në Frederiksberg

Zyra e kryeministries i tha transmetuesit shtetëror danez Dr se Frederiksen ishte “tronditur” nga ajo që ndodhi. Dy dëshmitarë okularë i thanë gazetës BT se panë një burrë që po ecte drejt Frederiksen dhe më pas e shtyu me forcë dhe e rrëzoi.

Në momentin kur ka ndodhur sulmi ajo sapo kishte përfunduar takimin në një nismë politike me Christel Schaldemose./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!