Sulmoi 26 vjeçarin, kapet ariu “vrasës” në Itali

schedule16:10 - 18 Prill, 2023

schedule 16:10 - 18 Prill, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një ari ka vrarë një 26 vjeçar, teksa po vraponte në pyll.  Sipas mediave ngjarja ka ndodhur në pyll pranë një fshati malor në veri të Italisë, ku dhe është kapur ariu që dyshohet se ka sulmuar të riun teksa po vraponte.

Ndërkohë autoritetet e Trentos thanë se ariu, i identifikuar si JJ4-, u kap gjatë natës duke përdorur një kurth dhe u dërgua në një kafaz në një park të kafshëve të egra në Castelar.

Presidenti i provincës, urdhri i të cilit për të vrarë kafshën u pezullua nga një gjykatë administrative javën e kaluar, tha në një konferencë shtypi se “ne donim të qëllonim ariun gjatë kapjes së tij”.

Ndërkaq viktima Andrea Papi, 26 vjeç, po punonte në një zonë të pyllëzuar malore pranë fshatit të tij Caldes, në rajonin e Trentino.

Familja e tij, e shqetësuar për shkak se ai u vonua,  informoi autoritetet. Ekipet e shpëtimit e gjetën të vdekur në një luginë. Ai kishte plagë të thella në qafë, në krahë dhe në gjoks, të cilat i ishin shkaktuar nga një kafshë e madhe mishngrënëse.

Sipas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore, u zbulua se në trupin e Andrea Papi plagët ishin shkaktuar nga një ari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!