Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmohet xhamia ku po falej namazi, vritet imami dhe besimtari në Kabul

schedule22:49 - 2 Qershor, 2020

schedule 22:49 - 2 Qershor, 2020

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur këtë të martë në një xhami në Kabul të Afganistanit.

Sulmi në xhami u krye ndërsa brenda saj besimtaret ishin duke falur namazin e mbrëmjes. Si pasojë e sulmit ka humbur jetën një besimtar dhe imami i njohur, Ayaz Niazi, njoftoi ministria e Brendshme afgane.

“Për fat të keq, eksplozivët e vendosur nga terroristët në xhaminë Wazir Akbar Khan janë aktivizuar”, tha Tareq Arian, një zëdhënës i ministrisë.

Wazir Akbar Khan, ku ndodhi sulmi është lagja qendrore në të cilën ndodhet Zona e Gjelbër, zona e shumë ambasadave dhe institucioneve të huaja.

Ndërkaq, asnjë grup kryengritës nuk mori përgjegjësi për sulmin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!