Disa ditë pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit të lajmeve rozë, Elton Tozaj këtë të enjte ka ndodhur një tjetër ngjarje. Tozaj ka denoncuar në polici se në derën e banesës ka gjetur një bidon me benzinë dhe një sasi të lëndës djegëse të përhapur në tokë.
Gjatë dëshmisë së tij para uniformave blu, Tozaj ka thënë se lënda djegëse i është vendosur në formë kërcënimi nga persona si të dyshuar të lidhur me boten e krimit, që ai pretendon se i ka denoncuar publikisht me emra.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të enjtes në një pallat në rrugën “Haxhi Deliu” në Tiranë, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Më 26 dhjetor të vitit të kaluar, gazetari Tozaj u dhunua në autostradën Tiranë-Durrës ndërsa nga dhuna i rrezikohej dhe shikimi./abcnews.al


