Sulmohet nga qeni, humb jetën 8 vjeçari në Shkup

schedule09:55 - 12 Prill, 2023

schedule 09:55 - 12 Prill, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup ku një 8 vjeçar ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një qen.

Mediat shkruajnë se i mituri me vendbanim në “Pintija” në Shkup është sulmuar nga qeni në oborrin e shtëpisë së tij ku mbahej dhe qeni.

Fëmija me plagë të rënda është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, ku ka ndërruar jetë.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!