Sulmohet me armë zyra e një partie opozitare në Stamboll, kryetarja i drejtohet Erdoganit: Nuk kam frikë

schedule12:22 - 31 Mars, 2023

schedule 12:22 - 31 Mars, 2023

Disa persona të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri ditën e sotme zyrat e “İYİ Parti” në Stamboll. Një nga plumbat ka goditur një dritare. Partia İYİ është anëtare e Aleancës së Kombit, e dyta më e madhe nga gjashtë partitë opozitare që synojnë të rrëzojnë Erdoganin në zgjedhjet e 14 majit.

Kryetarja e Partisë, Meral Akşener reagoi pas sulmit duke thënë se nuk ka frikë.  “Në epokën e pushtetit tuaj, të gjitha sulmet ndaj shtëpisë sime dhe kolegëve mbetën të pandëshkuara. Sot ka ndodhur një sulm i armatosur në kryesinë tonë të Stambollit, zoti Rexhep! Nëse do të vish, eja!”/abcnews.al