Sulmohet faqja e Von der Leyen, presidentja e KE: Sulmet s’do të na pengojnë

schedule10:37 - 8 Maj, 2024

schedule 10:37 - 8 Maj, 2024

Gjatë natës, uebfaqja e fushatës zgjedhore e Ursula von der Leyen u godit nga një sulm kibernetik.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidentja e Komisionit dhe kandidatja e PPE-së për zgjedhjet europiane.

“Uebfaqja ime e fushatës ‘http://ursula2024.eu’ u sulmua nga bots. Sulmet kibernetike nuk do të na pengojnë. Unë do të luftoj për një Evropë të fortë, të aftë për të mbrojtur veten, pa marrë parasysh se çfarë”, shkroi von der Leyen.

Zgjedhjet e ardhshme europiane do të mbahen më 6 dhe 9 qershor 2024.

Sipas vendimit, qytetarët e 27 vendeve anëtare do të zgjedhin 705 deputetë të Parlamentit Evropian, për mandatin nga viti 2024 deri në vitin 2029.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!