Sulmohet ambasada shqiptare në Beograd

schedule14:45 - 14 Tetor, 2021

schedule 14:45 - 14 Tetor, 2021

Ditën e djeshme është shënuar një incident pranë ambasadës shqiptare në Beograd. Një kalimtar ka hedhur një shashkë në oborrin e ambasadës, fatmirësisht aty nuk ka pasur njerëz.

Sic ka mësuar ABC, në atë moment brenda në godinë ka qenë ambasadori Ilir Boçka dhe personeli i ambasadës.

Nuk janë shënuar dëme materiale dhe as në njerëz. Kjo ndodhi ndërsa dje serbët e Veriut të Mitrovicës i pritën me sulme zyrtarët doganorë të Kosovës, që ndodheshin aty në një aksion kundër kontrabandës./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!