Një granatë është hedhur pranë ambasadës izraelite në Stokholm. Në një reagim të saj, zëvendëskryeministrja e Suedisë, Ebba Busch është shprehur e tronditur për këtë ngjarje. “Urrejtja kundër Izraelit është e frikshme. Ekstremizmi i dhunshëm duhet të ndalet”, ka thënë ajo.
Ndërkohë ambasadori izraelit në Suedi e ka cilësuar si një sulm ndal ambasadës dhe punonjësve të saj.
Me ndërhyrjen e skuadrën kombëtare të bombave është bërë e mundur edhe shkatërrimi i këtij ‘objekti të rrezikshëm’.
/abcnews.al/