Sulmohen qendrat e vaksinimit në Francë

schedule09:13 - 19 Korrik, 2021

schedule 09:13 - 19 Korrik, 2021

Dy qendra vaksinimi janë shkatërruar në Francë mes protestave për masat anti-Covid të miratuara nga qeveria. Një qendër u shkatërrua në Francën jug-lindore, sipas autoriteteve, ndërsa një ditë më vonë u sulmua një tjetër qendër në jug-perëndim  pjesërisht në atë që mediat lokale e quajtën sulm me zjarr.

Incidentet  erdhën si pasojë e protestave kundër masave të Covid. Të shtunën, më shumë se 100,000 persona dolën në rrugë  për të protestuar kundër masave anti-Covid. Masat  përfshijnë vaksinat e detyrueshme për punonjësit shëndetësorë dhe kartat e shëndetit për të hyrë në vendet më publike.

Kritikët kanë akuzuar qeverinë e Macron për shkeljen e lirive të tyre. Qeveria e tij po përpiqet të frenojë përhapjen e variantit Delta. Më shumë se 111,000  persona kanë humbur jetën në Francë.

Javën e kaluar, një panel shkencëtarësh paralajmëruan për një valë të katërt në muajt e ardhshëm. Vetëm pak më shumë se gjysma e popullsisë ka marrë një dozë të një vaksine kundër Covid dhe më pak se 40% kanë marrë të dy dozat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!