Sulmohen nga gjirafa, në gjendje kritike nënë e bir

schedule09:27 - 7 Shtator, 2018

schedule 09:27 - 7 Shtator, 2018

Katy Williams dhe djali i saj 3 vjeçar Finn, po luftojnë për mbijetesë për shkak se u sulmuan nga një gjirafë në shtëpinë e tyre në Afrikën e Jugut. Ata ndodheshin 150 metra nga banesa e tyre kur ngjarja ndodhi.

Bashkëshorti shkencëtar, tha se incidenti ishte një akt fatkeq natyror, i cili la gruan dhe të birin në gjendje kritike dhe me nevojën për t’iu nënshtruar disa opercaioneve të ndryshme. Raportohet se gjirafa ndodhej me të voglin e saj dy muajsh dhe u ndje e rrezikuar kur u surprizua nga çifti në fjalë. Sulmi i kafshës u ndalua nga bashkëshorti, i cili bëri të mundur trembjen e kafshës dhe largimin e saj.

Të lënduarit u trajtuan në vndengjarje nga mjekët e zonës për tu transportuar më pas në spitalin më të afërt. Djali 3 vjeçar iu nënshtrua një operacioni në tru, ndërsa e ëma pati një sërë dëmtimesh të tjera. Avokatja e familjes tha se bashkëshorti i të lënduarve është studiues dhe i kupton ligjet e natyrës dhe me informacionet e mbledhura ai e përcakton ngjarjen si një reagim natyror, që kafshët kanë kur ndjehen të rrezikuara nën prezencën e të vegjëlve të tyre.
Banorët e zonës u shprehën se ishin të shokuar për ngjarjen e ndodhur dhe se Katy dhe Finn Williams do të ishin në lutjet e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!