Tre persona me shtetësi britanike kanë raportuar se janë sulmuar me armë zjarri, ku si pasojë njëri nga ta ka marrë lëndime të lehta trupore, raporton Kosovapress.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja të pistoletës. “Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuari mashkull kosovar, dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë”, thuhet aty.
Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 1:50. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.