Sulmi vdekjeprurës në sinagogën në Paris, nis gyqi pas 43 vitesh

schedule14:34 - 3 Prill, 2023

schedule 14:34 - 3 Prill, 2023

Gjyqi për sulmin në sinagogën “Rue Copernicus” në Paris, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe dhjetëra u plagosën më 3 tetor 1980, ka nisur pas 43 vitesh dhe në mungesë të të akuzuarit të vetëm.

Hassan Diab, 69-vjeçari libanezo-kanadez, nuk u paraqit në fillim të seancës, pasi kishte njoftuar tashmë gjykatën gjatë ekzaminimit të tij të mëparshëm.

Gjykata e posaçme penale e Parisit ka urdhëruar që i pandehuri, i cili “mungon në mënyrë të pajustifikuar”, të gjykohet në mungesë, gjë që pritej nga avokatët e mbrojtjes civile.

Gjykata teorikisht mund të vendosë të lëshojë një urdhër arresti të ri kundër Hassan Diab, por në këtë rast de facto do të duhej të shtynte seancën.

“Ky gjyq duhet të bëhet,” tha një nga avokatët në procedurën civile, Benjamin Sabre.

Më 3 tetor 1980, rreth orës 18:35, shpërthimi i një bombe të vendosur në një motoçikletë pranë sinagogës në rrugën Copernicus në lagjen e 16-të të Parisit shkaktoi 4 viktima, një student, një shofer, një gazetar izraelit dhe një roje ndërtesash, ndërsa 46 mbetën të plagosur.

Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, komuniteti hebre i Francës ishte objektiv i sulmeve vrasëve. Sipas informacioneve të mbledhura në vitin 1999, Hassan Diab ishte ai që prodhoi mjetin shpërthyes dhe e vendosi në motoçikletë me dhjetë kilogramë pentaerythritol (PETN) që shpërtheu para objektit të kultit fetar.

Në qendër të akuzës mbetet sekuestrimi në Romë në vitin 1981 i një pasaporte në emër të Hassan Diab, me vula hyrëse dhe dalëse nga Spanja, vendi nga i cili dyshohet se u largua grupi i sulmit, në datat që përkonin me sulmin.

“Ai ishte në Liban në kohën e ngjarjeve,” ai po jepte provime në Universitetin e Bejrutit, “ne mund ta vërtetojmë këtë,” theksoi avokati Ëilliam Bourdon përpara gjyqit.

Ish-studentët dhe ish-bashkëshortja e Hassan Diabit kishin konfirmuar deklaratat e tij në atë kohë.

Hassan Diab, një ish-profesor i sociologjisë, është në gjyq për vrasje, tentativë vrasje, dëmtim të rëndë në lidhje me një operacion terrorist dhe po përballet me një dënim të përjetshëm.

Vendimi pritet të jepet më 21 prill.

/abcnews.al