Të paktën 33 marinarë janë raportuar të zhdukur pas sulmi të ushtrisë ukrainase në anijen e madhe Novocherkassk, në portin e Feodosia, në gadishullin e Krimesë.
Lajmi u bë i ditur nga disa media të pavarura ruse si Astra dhe Agents.media, duke cituar një marinar në bord. Sipas Astra, në anije ndodheshin 77 marinarë në momentin e sulmit, por burime të tjera raportojnë një numër më të madh.
Përveç të zhdukurve, 19 marinarë u plagosën. Gjithashtu të paktën dy oficerë mund të kenë qenë në anije në momentin e sulmit.
/abcnews.al