Dy nga të arrestuarit e akuzuar për sulmin terrorist me mbi 130 viktima në Crocus të Moskës kanë dalë para gjykatës. Sipas agjencive ruse të lajmeve, dy të dyshuarit akuzohen për terrorizëm. Ata janë identifikuar si Dalerdzhon Barotovich Mirzoyev dhe Saidakrami Murodali Rachabalizoda.
Të dyshuarit mund të përballen me burgim të përjetshëm, sipas agjencisë RIA. Në total, autoritetet ruse kanë njoftuar arrestimin e 11 personave, përfshirë katër autorë, në lidhje me këtë sulm.
Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev tha më herët se “Rusia do të synojë ata që qëndrojnë pas të shtënave vdekjeprurëse në sallën e koncerteve pranë Moskës kudo dhe kushdo që të jenë ata”.
/abcnews.al