Policia belge ka arrestuar një person në kuadër të hetimeve për sulmin terrorist të 16 tetorit në Bruksel, ku humbën jetën dy shtetas suedezë. Lajmi është bërë i ditur nga prokuroria federale belge.
I dyshuari, shtëpia e të cilit u bastis javën e kaluar, është marrë në pyetje. Prokurorët duan të zbulojnë nëse ka qenë i përfshirë në blerjen e armës që Abdessalem Lassoued përdori në sulm.
Sulmuesi dyshohet se ishte anëtar i ISIS dhe se para se të qëllonte me armë bërtiti “Allah Akbar”.Të shtënat ndodhën në Bulevardin d’Ypres. /abcnews.al