Xhamia “Dine Hoxha” në Tiranë ra sot pre e një sulmi të papritur, ku Rudolf Nikolli plagosi me thikë pesë persona.
Në një vidoe-mesazh në rrjetet sociale, imami Ahmed Kalaja sqaron se situata është kthyer në normalitet.
Kalaja kërkon të qetësojë opinionin dhe shton se thekson se le të shërbejë kjo ngjarje për të qenë më afër njëri-tjetrit dhe me persona që kanë probleme të tilla.
“Xhamia i është kthyer normalitetit jemi duke bërë përgatitjet për iftarin e kësaj dite të trishtuar Ramazani, të gjakosur. Në çdo shoqëri mund të ketë njerëz me problematika të tilla. Zori largiftë prej nesh raste të tila. Dua të qetësoj të gjithë opinionin. Zoti na e pranoftë agjërimin. Një thirrje për qetësi dhe lutje të vazhdueshme dhe të të shërbejë kjo ngjarje që të jemi më afër kësaj kategorie njerëzish, duhen trajtuar që të mos lejohen të bëjnë veprime të tilla. Xhamia është duke u kthyer në normalitet, Zoti i madh bëftë mirë,” tha imami.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 ditën e sotme. Siç abcnews.al ka raportuar më herët e autori Rudolf Nikolli ka ardhur nga qendra në drejtim të xhamish e cila ndodhet tek Rruga e Kavajës dhe ka plagosur me thikë 4 besimtarë që ndodheshin aty.
Më pas bëhet me dije se autori ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe ka plagosur dhe një punonjës të një picerie që ndodhet afër zonës.
Ndërkohë kanë qenë besimtarët që kanë bërë të mundur dhe neutralizimin e autorit të kësaj ngjarje. Të plagosurit janë të 35-vjeçari Donald Koçi, 22-vjeçari Saba Peposhi, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23-vjeç të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. g.v/abcnews.al