Sulmi rus në Donetsk, BE: Moska vazhdon me aktet e terrorizmit

schedule19:51 - 6 Shtator, 2023

schedule 19:51 - 6 Shtator, 2023

“Rusia vazhdon të terrorizojë popullsinë civile të Ukrainës”. Kështu deklaroi BE  për sulmin barbar me raketa kundër një zone tregu në Kostyantynivka në rajonin e Donetskut, i cili vrau të paktën 17 njerëz, duke përfshirë një fëmijë dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Ky sulm vjen pas një përshkallëzimi në muajt e fundit të sulmeve me raketa dhe dron anembanë Ukrainës, kryesisht në objekte civile, duke vrarë dhe plagosur më shumë se 410 civilë vetëm në dy javët e fundit.

Sulmi raketor rus ndodhi në të njëjtën kohë kur Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken po vizitonte Kievin.

“Operacioni i kërkim-shpëtimit në Konstantinivka ka përfunduar”, tha ministri i Brendshëm ukrainas, Ikhor Klymenko, duke shtuar se 17 persona u vranë dhe 32 u plagosën si rezultat i sulmit të sotëm rus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!