“Sulmi ishte i paralajmëruar më parë”, Çika: Po të vlerësojmë rafineritë e naftës, do të ketë impakt dhe në tregjet ndërkombëtare

schedule13:45 - 2 Tetor, 2024

schedule 13:45 - 2 Tetor, 2024

Irani sulmoi Izraelin me raketa balistike më 1 tetor, në përgjigje të fushatës së Izraelit kundër Hezbollahut të Libanit, duke shënuar një përshkallëzim të ri të konfliktit midis Izraelit dhe grupit militant të mbështetur nga Irani.

Lidhur me këtë është diskutuar në “News Line”, ku profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika, ka thënë se sulmi nga Irani ishte i paralajmëruar.

Ai ka theksuar se ky sulm do të ketë impakt jo vetëm në rajon, por dhe në tregjet ndërkombëtare.

“Ishte e pashmangshme që në nëpërmjet Izraeli dhe Hamasit të mos kishte dhe një përfshirje të aktorëve të tretë, të cilët të ishin mbështetës kundrejt Hamasit. Rrjedhimisht cilët janë këta aktorë? Do të thosha politico-ushtarak. I vetmi do thoja unë aktor ushtarak është Irani. Kemi zhvillime të njëpasnjëshme që kanë ndodhur gjatë këtij viti.

Duhet parë që Irani është i vetmi mbështetës i organizatave, por dhe shtytës për një konflikt me Izraelin. Cili ishte rezulati i sulmit të djeshëm? Në radhë të parë, ishte një sulm i paralajmëruar. Një sulm për të cilin ishin lajmëruar instanca, por dhe agjenci sigurie të ndryshme si dhe ato të SHBA. Edhe pse nuk pranohet nga SHBA që ka pasur një lloj komunikimi për goditjen. Ashtu si dhe vetë Izraeli e dinte se ishte paralajmëruar më parë. Nëse do të ndjekim analizat ndërkombëtare dhe do të vlerësojmë rafineritë e naftës në Iran, do të jetë një sulm që do të ketë impakt vetëm në rajon, por dhe në tregjet ndërkombëtare”.

Sipas profesorit, SHBA janë gurthemeli i marrëdhënies me Izraelin, prandaj shumë vende do të dalin me qendrime, siç është Rusia, e cila e pranoi që ishte njoftuar për sulmin që do t’i bëhej Izraelit.

“SHBA janë gurthemeli i marrëdhënies me Izraelin, por dhe i prezencës së tyre në rajon. Sigurisht që ata që janë kundërshtarët ideologjik të vetëinteresave të SHBA do të dalin me qendrime siç është Irani, por dhe vende të tjera që do t’i shohim në vijim. Si për shembull Rusia, pasi Irani e pranoi që federata ruse ishte njoftuar për sulmin që do t’i bëhej Izraelit.

Rusisë i intereson kjo situatë, pasi heq edhe vëmendjen nga Ukraina sepse të gjitha raportimet janë nga Lindja e Mesme”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!