Një sulm i dyshuar terrorist ka tronditur mbrëmjen e sotme Austrinë. Disa persoa mendohet të jenë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë dhe bombë pranë një sinagoge në Vjenë.
Të shtëna me armë u raportuan pranë Schwedenplatz, një nga sheshet kryesore në kryeqytetin austriak. Policia në Austri ka rrethuar hapësirën afër një sinagoge, pas njoftimeve për të shtëna me armë.
#vienna #shooting #TerroristAttacks #wien #synagoge #terroranschlag
Graphic content! pic.twitter.com/d4wmH6Qk9l— Daniel Tom Kurz (@TomKurz1) November 2, 2020
Disa pamje të postuara në mediat sociale treguan njerëzit duke u larguar ndërsa të shtënat mund të dëgjohen në sfond.
Ndërkohë një video e xhiruar nga një kalimtar dhe e postuar në internet tregon policinë e armatosur në një rrugë në Vjenë duke u bërtitur njerëzve që të largohen.
Dëshmitarët okularë raportuan “të paktën 50 të shtëna”. Pamje të tjera tregojnë të të paktën një personi të plagosur i shtrirë në tokë përpara një lokali, ndërsa kishte gjakderdhje.
One dead, several wounded in an attack at a synagogue in the vicinity of Schwedenplatz in Vienna’s first district, shooter is on the run. #Vienna #Austria pic.twitter.com/TVRTNiMFcu
— Mani (@Maa_niii) November 2, 2020