Sulmi në Vjenë, ministri austriak: S’kemi asnjë provë për një autor të dytë  

schedule15:43 - 3 Nëntor, 2020

schedule 15:43 - 3 Nëntor, 2020

Pas sulmit terrorist në zemër të Vjenës, Ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer informoi për zhvillimet e fundit të martën pasdite.

Ndërkaq, Ministri tha se bazuar nga të dhënat, nuk ka indikacione se edhe një sulmues i dytë ka qenë i përfshirë në sulm. Ai po ashtu shtoi se sulmuesi në Vjenë, dukej se ishte integruar në shoqërinë austriake, por në fakt ishte e kundërta.

Ai konfirmoi se i dyshuari ishte një 20-vjeçar me një rekord penal dhe ishte liruar pak kohë më parë nga burgu.

Sipas Nehammer, nuk kishte asnjë paralajmërim për radikalizimin, e tij. Pas një përpjekjeje për “dalje nga xhihadi”, 20-vjeçari u dënua me 22 muaj burg, nga të cilët kreu vetëm shtatë. Ministri theksoi se autoritetet kishin punuar me të.

Ndërkohë, siç shkruajnë mediat austriake lirimi i parakohshëm i një personi të radikalizuartregon një “vijë gabimi në sistem” që duhet të vlerësohet.

Karl Nehammer tha se 14 persona janë arrestuar në lidhje me sulmin në Vjenë.

Kujtojmë se 20-vjeçari që kreu sulmin , i cili u eleminua më pas nga policia është Kujtim Fejzullai, me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, por I lindur në Vjenë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!