Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Procesi i Berlinit bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i afron drejt Bashkimit Europian. Dy javë para samitit të Procesit të Berlinit, që pritet të mbahet në Tiranë, Kurti theksoi nevojën për lëvizjen e lirë me karta identiteti në gjashtë vendet rajonale.
Ai tha se Kosova ka zbatuar tri marrëveshjet e vitit të kaluar të Procesit të Berlinit, ndërsa Bosnje Herzegovina jo. Kurti në organizimin e PIPS për Procesin e Berlinit përmendi edhe sulmin terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator.
Ai nënvizoi se ky sulm nuk duhet të kalohet pa asgjë, derisa theksoi nevojën për sanksionim të Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare.
/abcnews.al