NATO pritet të diskutojnë të enjten për situatën në Kosovë pas sulmit nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vdekur efektivi i policisë, Afrim Bunjaku. Sipas njoftimit të NATO-s, ministrat e Mbrojtjes të shteteve anëtare do të takohen sot dhe nesër në Bruksel.
Përveç Kosovës, NATO-ja do të diskutojë edhe për Ukrainën, zhvillimet në Lindjen e Mesme pas konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit dhe dëmtimin e gazsjellësit në Finlandë. Diskutime do të ketë edhe për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes së NATO-s në veri të Kosovës, që erdhi pas sulmit në veri të vendit.